Fshati piktoresk Krushari në rajonin e Dobruxhës po përgatitet për edicionin e parë të Festivalit “Të lashtat për një dimër të ngopur”, i cili do të mbahet më 17 shtator në parkun e fshatit. Ideja është të popullarizohet etnografia, folklori dhe mundësitë për turizmin fshatar në rajon. Banorët e fshatit Krushari përgatitën një program të pasur.
Përfaqësues të etnive të ndryshme do të përgatitin gatimet më karakteristike për stilin e tyre të jetesës në frymën e festës – byrekët me misër, bukë me tharmë të gjallë, hallvë turke me miell të pjekur.
Mysafirët do të mund të shijojnë ashure sipas një recete autentike - me grurë, misër, qiqra, arra dhe fruta të thata. Gjatë kësaj kohe, amatorë nga vatra lokale e kulturës do të rikrijojnë zakonin “Belenka” - qërimin e misrit dhe do të përgatisin mëmëligë - ushqimin më të zakonshëm në tryezën e Dobruxhës në të kaluarën.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..