Ekonomia e gjelbër me elementët e saj më thelbësorë – efikasitetin e energjisë, elektromobilet, shtëpitë inteligjente dhe digjitalizimin – do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar Teknik në qytetin Plovdiv nga 19 deri më 24 shtator. Kompanitë kryesore nga fusha e energjetikës, ekologjisë, teknologjive të informacionit, ndërtimit, industrisë kimike, transportit do të prezantojnë risitë më të mira në sektorët e tyre. Ndër pikat më të rëndësishme, sipas organizatorëve, do të jenë sistemet për uljen e kostove të energjisë. Në panair do të marrin pjesë kompani nga Bullgaria, India, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Dubai dhe të tjera.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..