Bullgarët janë të pakënaqur me kushtet e punës, të ardhurat e ulëta dhe stresin e lartë në punë. Edhe në sektorin më mirë të paguar - specialistët e IT-së, 65 për qind e konsiderojnë pagën e tyre padrejtësisht të ulët. Më të pakënaqurit janë të punësuarit në administratën publike – afro 90 për qind.
70 për qind e të anketuarve do të ndryshonin vendin e punës për një pagë më të lartë. Orari fleksibël i punës dhe shpërblimet e rregullta janë përfitimet më të preferuara në vendin e punës.
Të dhënat janë nga një anketim i një platforme të karrierës dhe të zhvillimit personal realizuar ndër nëpunësit e disa sektorëve.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..