Çdo vit më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e dëshmoreve të Shenjta Sofia, Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria), si dhe virtytet e krishtera emrat e të cilëve mbajnë. Sofia (mençuria) dhe tre vajzat e saj e deklaruan hapur besimin e tyre në Krishtin, prandaj Perandori Adrian (117-138) i nënshtroi torturave vdekjeprurëse. “Vdekja e tyre bëhet qendra e jetës së përjetshme dhe kjo i referohet kuptimit tjetër të festës – që është urtësia. Besohet se Urtësia e Zotit është një nga emrat e vetë Birit të Perëndisë, Krishtit, me emrin e të cilit ata zgjedhin vdekjen”, tha për BNR prifti Sava Kukudev nga Kisha e kryeqytetit “Shën Sofia”. Emri i kryeqytetit bullgar Sofje, festën e të cilit shënojmë sot, lidhet drejtpërdrejt me historinë e kishës me të njëjtin emër.
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..