Bullgaria bëhet selia e Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve - Evropa Juglindore. Sekretar i përgjithshëm i organizatës do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Kirill Vëllçev. Këtë e pranuan përfaqësuesit e agjencive të lajmeve nga njëmbëdhjetë vende pjesëmarrëse në Asamblenë e 30-të të Përgjithshme të Adociacionit, e cila po mbahet në qytetin bregdetar Burgas me moton “Së bashku për lajmet e vërteta”. Ideja e asociacionit, i cili bashkon agjencitë e lajmeve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, është të kontribuojë në atmosferën e miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan.
Asambleja e ardhshme vjetore e Asociacionit do të mbahet në Selanik, Greqi në pranverën e vitit 2023.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..