Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vllada Tomova për muzikën popullore bullgare si një frymëzim

Foto: arkiv personal

Vllada Tomova është këngëtare, tekst shkruese dhe vitet e fundit organizatore e master-klasave të këngës popullore bullgare.Ajo ka lindur në Krime-Ukrainë, në Shtetet e Bashkuara shkon që të mësojë xhaz nëBerklee College of Music.

Akoma si studente fillon të eksperimentojë në fushën e muzikës word dhe etno. Ajo është soliste në formacione të ndryshme, krijon dhe korin popullor të grave Yasna Voices  (NY Bulgarian Women’s Choir Yasna Voices). Jeton në Nju Jork, por gjithmonë kur është e mundur kthehet në atdhe.

Zakonisht ajo është bashkë me këngëtare nga kori ose me shokë, të cilëve u tregon vende të bukura nga Bullgaria, organizon takime me muzikantë të njohur bullgarë, zhvillon koncerte. Sivjet e takuam në qytetin Koprivshtica, gjatë kohës së Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Folklorike (edicioni i të cilit duhej të zhvillohej gjatë vitit 2020).

Aty, grupi i përzier i huaj i organizuar prej saj zhvilloi koncert. Doli se, një pjesë nga këngëtarët kanë marrë pjesë në kurset online, të cilat Vllada i ka krijuar përpara kohe. Ja dhe të gjithë historinë:

“Klasat e mjeshtërisë e të kënduarit folklorik Bulgarian Master Singers Series është një ide, e cila lindi fare spontanisht në fillim të pandemisë. U nevojit të punojmë me korin tim Yasna Voices në distancë. Atëherë vendosa të bëj kurse për një rreth më të gjerë adhuruesish të të kënduarit popullor bullgar. Në të njëjtën kohë shpresat tona që të arrijmë deri tek tubimi në Koprivshtica u tretën, u kuptua se për shkak të pandemisë ai nuk do të zhvillohet. Në këtë vakum, i cili u formua, përfytyrova sesa shumë këngëtarë dhe këngëtare nëpër botë kanë planifikuar me një zell të madh të shkojnë në Koprivshtica, por kjo nuk ka sesi të realizohet. Nga ana tjetër, këngëtarët tanë të mëdhenj popullor, të cilët kanë mbetur pa veprimtarinë e tyre të zakonshme, me siguri që do të gëzoheshim nga takimi me adhuruesit e tyre nëpër botë. Kështu, përpara pothuajse 3 vjetëve, u paraqit ky kurs, në të cilin morën pjesë rreth 200 adhurues të folklorit bullgar prej 25 vendeve.  Kishte mbi 17 orë diferencë kohore kur u takuam drejtpërdrejt. Nga Japonia dhe Zelanda e Re deri në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanadasë kishte një diferencë 17-18 orësh. Pjesëmarrësit nga Japonia, për shembull, duhej të ngriheshin në orën 3 të mëngjesit për të ndjekur trajnimin.” Për pedagogë Vllada fton këngëtare të njohura popullore.

“Pjesa më e madhe prej tyre ishin mes këngëtareve tona më të mira - Janka Rupkina, një legjendë për të gjithë të cilët e duan këngën bullgare, Radka Aleksova, Binka Dobreva, Neli Andreeva, Gergana Dimitrova, Violeta Marinova. Që të gjithë kanë mahnitur me zërin e vet njerëzit nëpër botë dhe kanë provokuar tek ata një interes ndaj folklorit tonë. “

Në këto takime pedagogët dhe nxënësit flasin për Koprivshticën - një qytet rilindës, i cili çdo 5 vjet mbledh këngëtarë amatorë nga e gjithë Bullgaria, bartës të traditës tonë të lashtë. Kështu, në mënyrë virtuale u formua dhe grupi shumëkombësh prej këngëtarësh nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Britania e Madhe, Japonia dhe Argjentina. Ata mbërritën në Bullgari disa ditë përpara tubumit, që të vizitojnë qytetet Kotell, Zheravna si dhe qytete të tjera dhe të mund të takohen personalisht me disa nga pedagogët në kurs.

Me këngëtaren popullore Violeta Marinova (e dyta nga e majta në të djathtë) dhe një pjesë nga grupi

Që të gjithë u nisën nga Bullgaria me një ndjenjë të jashtëzakonshme të një lumturie në zemër - thotë si përfundim Vllada. Kishte dhe vështirësi - disa nga anëtarët e grupit tonë dolën se janë më virusin dhe nuk mundën të marrin pjesë në tubim, të tjerë u vendosën në karantinë...Por, absolutisht që të gjithë u nisën me një  energji të pabesueshme dhe ndanë se mezi presin të kthehen në Bullgari pas tre vjetësh, kur do të mbahet tubimi i ardhshëm”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal, Allbena Bezovska




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD