Një nga dy njësitë operative të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, blloku i gjashtë, do të ndalojë së punuari më 24 shtator për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore. Do të rimbushet reaktori me karburant të freskët bërthamor, do të kryhet mirëmbajtja e pajisjeve, testim dhe inspektim. Nga centrali njoftojnë se janë të siguruara të gjitha pjesët e nevojshme të këmbimit për riparimin e bllokut, i cili është i dizajnit rus, si dhe personeli i nevojshëm i kualifikuar. Renovimi i planifikuar vjetor i bllokut të gjashtë pritet të zgjatet deri në fund të tetorit.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..