Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidenti bëri thirrje që të mos ketë panik para provave

Foto: BGNES

114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u shënua në Kalanë Carevec në Veliko Tërnovo.

Pasionet politike harrohen kur bullgarët kanë një qëllim para tyre, tha para të pranishmëve në kremtim Nënpresidentja Ilijana Jotova. “Qëllimi i madh sot është ndalimi i varfërimit, në mënyrë që në muajt e ardhshëm të mos ketë të moshuar të vuajtur, prindër të papunë që mezi ia dalin mbanë, të mos ketë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë”, shtoi Jotova.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, ajo tha se presidenca po monitoron me shumë kujdes informacionin dhe nëse është e nevojshme presidenti do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Paniku është këshilltari më i keq në një situatë të tillë”, komentoi nënpresidenti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev: Dorëheqja e Kirill Petkov është një veprim i arsyeshëm

Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..

botuar më 25-06-26 11.57.PD

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton arsyet e rritjes së çmimeve në pikat e shitjes

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..

botuar më 25-06-26 11.41.PD
Georgi Klisurski

Dorëheqjet në PP-DB vazhdojnë

Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..

rinovuar më 25-06-26 11.28.PD