Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.
Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.
Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..