Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje – 12°. Në të gjithë vendin do të mbajë vranësira me reshje shiu në shumë vende më intensive pasdite dhe në mbrëmje. Në 14 zona ka paralajmërim për erë të fortë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 deri në 26°, në Sofje – 22°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 26°. Uji i detit është nga 16 në 20 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira dhe reshje shiu me erë të fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 16°, në 2000 m deri në 10°.
Ditën e mërkurë reshjet e shiut do të ndalojnë dhe vranësitë do të zvogëlohen deri në mot të kthjellët.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..