Rezultatet e shpallura të referendumeve të paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar, në territoret e okupuara të Ukrainës tregojnë mbështetjen unanime të atyre që votuan për aderimin e këtyre territoreve në Rusi, njoftoi DPA. Sipas informacioneve nga administrata pushtuese, pas numërimit të votave, 99 për qind votuan për bashkimin me Rusinë në Republikën Popullore të vetëshpallur të Doneckut, 98 për qind në Republikën Popullore të Luganskut. Në Zaporozhie, më shumë se 93 për qind thanë se donin të bëhen pjesë e Rusisë, dhe në rajonin Herson, mbi 87 për qind. Sipas analistëve, aneksimi i këtyre territoreve ka të ngjarë të fillojë në ditët në vijim pasi administratat pushtuese të emëruara nga Moska i kërkojnë zyrtarisht presidentit rus Vlladimir Putin që të pranohet në Federatën Ruse, njoftoi BTA.
Si përgjigje, Kievi dhe shumë vende anembanë botës thanë se referendumet në katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës ishin të paligjshme. Kanadaja shpalli synimin e saj për të vendosur sanksione të reja ndaj personave fizike dhe juridike, dhe Gjermania deklaroi kategorikisht se nuk do të pranojë rezultatet e referendumeve.
Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë, Gjermania mban qëndrimin e saj se Ukraina duhet të marrë menjëherë tanke sovjetike dhe mjete luftarake këmbësorie në gjendje të mirë nga vendet e NATO-së, rezervat e të cilave më pas do të plotësohen gradualisht nga Gjermania dhe vendet e tjera me pajisje perëndimore sipas parimit të të ashtuquajturit shkëmbim rrethor, njoftoi gjithashtu BTA.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..