Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njeriu i plagosur nga rrufeja nuk është në rrezik

Foto: BGNES

Gjendja e të plagosurit nga stuhia e djeshme është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, Dr.Valentin Dimitrov, pacienti ka rreth 20 për qind djegie në trupin e tij, por ai është adekuat dhe natën e ka kaluar në qetësi. Nuk ka të dhëna për lëndime të tjera që ndikojnë në funksionet jetësore. Viktima ishte bashkë me tri personat e vdekur nga rrufeja, të cilët u fshehën nga stuhia nën një pemë, në një kopsht në qendër të kryeqytetit. Sipas Dr. Dimitrov, i mbijetuari duket se është rreth 20-25 vjeç. Ai ka përmendur se është shtetas sirian, por është pa dokumente dhe nuk ka identitet të përcaktuar. Drejtori i Spitalit “Pirogov” sqaroi se ende nuk ka informacione për statusin e tij në vendin tonë dhe se çfarë po bën në vendin tonë. Vijon sqarimi i shkaqeve që çuan në vdekjen e shokëve të tij, të goditur nga rrufeja.

Pas stuhisë së mbrëmshme, situata në Sofje është normalizuar dhe nuk ka dëme serioze. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dy të tretat e 18-19 mijë vetëtimave që goditën Bullgarinë dhe Rumaninë Jugore gjatë stuhisë së djeshme ishin në vendin tonë. Lidhur me këtë eksperti i mbrojtjes nga rrufetë, Hristomir Ivanov, në një intervistë për BNR theksoi se në Sofje mbi 80 për qind e ndërtesave janë pa mbrojtje nga rrufeja, veçanërisht godinat e vjetra. Një të tillë e kanë pasur gjatë ndërtimit, por gjatë riparimeve të çatisë së tyre vitet e fundit, instalimet janë hequr masivisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD

Dita e Magjepsjes së Bimëve në Fakultetin e Biologjisë së Universitetit të Sofjes

Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nëpërmjet bisedave dhe demonstrimeve, studentët, pedagogët dhe studiuesit do të..

botuar më 24-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°. Të premten do të ketë reshje shiu në zona të izoluara. Pasdite vranësitë në shumë rajone do të..

botuar më 24-05-16 7.20.MD