Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njeriu i plagosur nga rrufeja nuk është në rrezik

Foto: BGNES

Gjendja e të plagosurit nga stuhia e djeshme është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, Dr.Valentin Dimitrov, pacienti ka rreth 20 për qind djegie në trupin e tij, por ai është adekuat dhe natën e ka kaluar në qetësi. Nuk ka të dhëna për lëndime të tjera që ndikojnë në funksionet jetësore. Viktima ishte bashkë me tri personat e vdekur nga rrufeja, të cilët u fshehën nga stuhia nën një pemë, në një kopsht në qendër të kryeqytetit. Sipas Dr. Dimitrov, i mbijetuari duket se është rreth 20-25 vjeç. Ai ka përmendur se është shtetas sirian, por është pa dokumente dhe nuk ka identitet të përcaktuar. Drejtori i Spitalit “Pirogov” sqaroi se ende nuk ka informacione për statusin e tij në vendin tonë dhe se çfarë po bën në vendin tonë. Vijon sqarimi i shkaqeve që çuan në vdekjen e shokëve të tij, të goditur nga rrufeja.

Pas stuhisë së mbrëmshme, situata në Sofje është normalizuar dhe nuk ka dëme serioze. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dy të tretat e 18-19 mijë vetëtimave që goditën Bullgarinë dhe Rumaninë Jugore gjatë stuhisë së djeshme ishin në vendin tonë. Lidhur me këtë eksperti i mbrojtjes nga rrufetë, Hristomir Ivanov, në një intervistë për BNR theksoi se në Sofje mbi 80 për qind e ndërtesave janë pa mbrojtje nga rrufeja, veçanërisht godinat e vjetra. Një të tillë e kanë pasur gjatë ndërtimit, por gjatë riparimeve të çatisë së tyre vitet e fundit, instalimet janë hequr masivisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit, sipas ministrit ushtarak

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..

botuar më 24-05-15 6.24.MD

Bullgaria të reklamohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës kërkojnë vreshtarët

Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por..

botuar më 24-05-15 2.19.MD

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD