Stuhia e mbrëmshme shkaktoi dëme të rënda në ndërtesën e Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në Sofje, njoftoi gazetarja e BNR-së Svetosllava Kuzmanova. Pas shiut të dendur, ka gypa të plasaritur dhe holli dhe skena e dhomës janë përmbytur, tha drejtori i teatrit Vasill Vasilev për BNR. Dje është dashur të ndërpritet shfaqja “Kur godet bubullima” mbi veprën e Pejo Javorovit, e cila u mbajt në sallën e dhomës. Aktualisht komisioni është duke bërë vlerësimin e dëmeve.
Ministria e Kulturës deklaroi se do të ofrojë asistencë për zbatimin më të shpejtë të procedurës së koordinimit për riparimin emergjent të objektit, i cili ka statusin e vlerës kulturore dhe historike të paluajtshme me “rëndësi kombëtare”.
Teatri u ndërtua sipas një projekti të arkitektëve të famshëm vjenezë Ferdinand Fellner dhe Hermann Helmer. Themelet u hodhën më 4 qershor 1904, në vendin e teatrit prej druri "Osnova", ku më parë grupi teatral i ka luajtur shfaqjet e veta. Ndërtimi i godinës përfundoi në fund të vitit 1906.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..