Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan një serë për kanabis në qendër të Sofjes

Foto: Prokuroria e Bullgarisë

Antimafia në Sofje zbuloi një serë të teknologjisë së lartë për rritjen e bimëve të kanabisit, raportoi BTA. Një sistem hidroponik për rritjen e 120 bimëve është ndërtuar në katin e parë të një shtëpie në qendër të kryeqytetit.Dhoma ishte e izoluar termikisht dhe e pajisur me një sistem ajrimi dhe llamba ngrohëse me natrium. Gjatë aksionit janë sekuestruar tre zarfe letre me rreth 500 gramë tufë lulesh kanabisi të pastruara dhe të thara, si dhe pako me fara kanabisi, plehra të lëngshëm, gjethe të copëtuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD

Parashikimi i motit për 22 qershorin 2024

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..

botuar më 24-06-21 7.35.MD

Presidenti njoftoi se kur do të fillojnë konsultimet për një kabinet të ri

Presidenti Rumen Radev do të fillojë të hënën (24 qershor) konsultimet me grupet parlamentare në Asamblenë e 50-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Presidenca. Konsultimet mbahen në përputhje me Kushtetutën përpara se kreu i shtetit t'i japë një mandat..

botuar më 24-06-21 2.36.MD