Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert.
E njohur edhe si Banja Mbretërore, ajo u krijua gjatë kohës së udhëheqjes së mbretit Ferdinand. Godina u projektua nga arkitekti i Munihut Prof. Karl Hoheder, një specialist kryesor në krijimin e ndërtesave të ngjashme në të gjithë Evropën. Realizimi i projektit përfundoi në vitin 1906 dhe më 24 maj 1911 u hap zyrtarisht banja.
Restaurimi gjatë viteve të fundit e ka rikthyer pamjen autentike të ndërtesës së mrekullueshme në parkun e Bankjas. Uji mineral i Bankjas është i pastër, pa erë, i butë dhe jashtëzakonisht i shijshëm. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletal, sistemit nervor periferik etj.Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..