Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia ofrojnë tranzitimin e sasive shtesë të gazit azerbajxhanas në Evropë, të rënë dakord ndërmjet Komisionit Evropian dhe Presidentit të Azerbajxhanit në korrik të këtij viti. Kjo do të mundësojë që karburanti blu të arrijë Evropën Qendrore, Perëndimore dhe Jugore më shpejt, më lirë dhe më të sigurt. Kjo u bë e qartë nga fjalët e Presidentit Rumen Radev pas takimit të tij në Sofje me kreun e shtetit të Azerbajxhanit Illham Aliiev. I ftuari theksoi se në takim u diskutuan edhe mundësitë për furnizime shtesë të gazit azerbajxhanas në Bullgari dhe ideja që ndërmarrjet e mëdha industriale bullgare të marrin gaz natyror direkt nga Azerbajxhani
Të shtunën Aliiev do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lidhjes bullgaro-greke të gazit, e cila do t’i lejojë vendit tonë të marrë sasinë e kontraktuar të karburantit blu azerbajxhanas nga1 miliard metër kub.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..