Më 1 tetor Presidenti Rumen Radev është mikëpritës i ceremonisë së vënies në punë zyrtare të lidhjes ndërsistemore të gazit Greqi - Bullgari. Veprimtaria mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Ndërlidhja e gazit Greqi - Bullgari është e një rëndësie strategjike për Evropën Juglindore dhe ofron një mundësi për diversifikim real energjetik të furnizuesve të gazit natyror për rajonin. Interkonektori i siguron Bullgarisë akses të drejtpërdrejtë në Korridorin Jugor të Gazit dhe furnizime me gaz natyror nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), dhe në të ardhmen e afërt edhe nga terminali i gazit të lëngshëm pranë Aleksandrupolis.
Me ftesë të presidentit bullgar në ceremoni asistojnë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Azerbajxhanit Illham Aliiev, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Greqisë Kyriakos. Mitsotakis, Kryeministri i Rumanisë Nikolae Chuka dhe Kryeministri bullgar Gëllëb Donev.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..