Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk duhet të përfshijë drejtpërdrejt aleancën në luftë

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të merret vetëm pas punimit të parametrave të qartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të miratohen dhe zbatohen nga të dyja shtetet luftuese. Kështu shkruhet në qëndrimin e presidentit Rumen Radev me rastin e deklaratës së miratuar disa ditë më parë nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, teksti i së cilës nuk u mbështet nga Bullgaria.

Veprimet ushtarake në territorin e Ukrainës sot kërkojnë që anëtarësimi i saj në Aleancë të diskutohet në përbërjen e plotë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të mos çojë në rrezik të përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftë, theksohet në qëndrimin e presidentit bullgar të përhapur nga Presidenca.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD
Matan Angrest

Një shtetas bullgar është midis pengjeve të liruara në Gaza

Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..

botuar më 25-10-13 4.41.MD

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova është për vizitë në Kinë

Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..

botuar më 25-10-13 3.31.MD