937 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet ranë me 402 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14,25% e 6575 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 15,8% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 121 në 9674. 88 të infektuar u shtruan në spitale. 66 prej tyre, ose 75%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rritën me 8 në 601. Janë 47 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk ishin të imunizuar. Janë shëruar 810 persona. Të martën janë bërë 1520 vaksina.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..