Bordi Drejtues i Shoqatës së shkollave bullgare jashtë vendit përshëndet të gjithë mësuesit bullgarë brenda dhe jashtë shtetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, e cila festohet në mbi 100 vende të botës me iniciativën e UNESCO-s.
257 janë shkollat bullgare jashtë vendit, të mbështetura nga Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022/23. Por me degët që shumë prej tyre kanë në vendbanime të ndryshme, praktikisht ka shumë më tepër shkolla dhe në të gjitha ato punojnë mësues të frymëzuar që mbajnë gjallë lidhjen me Bullgarinë dhe gjuhën amtare të fëmijëve që jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë.
“Të jesh mësues është vokacion dhe shoqëria mbështetet tek të gjithë ju që të edukoni brezat për të krijuar njerëz dhe qytetarë të mirë”, shkroi ministri i arsimit dhe shkencës Sasho Penov me rastin e festës së mësuesit.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..