Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Port Baglar ose Gjiri i Vreshtave zbulon sekrete mijëravjeçare nga fundi i Detit të Zi

Zbulimi i një spirance masive prej hekuri
Foto: historymuseum.org

Ekspedita nënujore e Muzeut Historik Kombëtar në gjirin pranë Kepit të Krishtit, në jug të qytetit të Sozopolit, përfundoi në fund të shtatorit me gjetje unike që kanë të bëjnë me historinë e lundrimit me anije dhe veprimtaritë e lidhura me ngarkim-shkarkimin në këtë pjesë të bregdetit bullgar të Detit të Zi. .

Kepi ​​i Krishtit është kepi shkëmbor më juglindor i Gadishullit Buxhaka pranë qytetit të Sozopolit. Në jug të tij ndodhet një gji i madh, i cili është caktuar si Portus Baglar (ose "Gjiri i Vreshtave") në hartat gjatë gjithë shekullit të XVIII. Gjatë 40 viteve të fundit, në këtë gji janë gjetur qindra objekte me vlerë që lidhen me transportin detar në rajon (amfora, spiranca guri etj.). Supozohet se gjatë antikitetit dhe mesjetës, në Gadishullin e madh të Buxhakës ndodhej një zonë porti, e cila ka shërbyer një vendbanim të lashtë, kisha mesjetare dhe një manastir në zonën Kavaci.

Gadishulli i Buxhakës dhe gjiri pranë Kepit të Krishtit

Ekspedita arkeologjike nënujore e udhëhequr nga zëvendësdrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Prof. Dr. Ivan Hristov gjeti një numër relativisht të madh enësh dhe amforash qeramike të fragmentuara nga periudha të ndryshme historike (shekulli VI para Krishtit - XVIII pas Krishtit) në një thellësi prej 6 deri në 10 metra. Gjetjet më të hershme janë dy spiranca guri me dy vrima. Në literaturë supozohet se ky lloj spirancash janë elementët më të vjetër të anijeve, të përdorura që në epokën e bronzit në Mesdhe dhe Detin e Zi. Datimi i përgjithshëm i spirancave prej guri nga bregu bullgar i Detit të Zi është mijëvjeçari III-II para Krishtit, por ato janë përdorur edhe në fillim të mijëvjeçarit të I-rë para Krishtit.

Gjatë kërkimeve nënujore në zonën e Port Baglarit janë gjetur gjithashtu katër spiranca hekuri, të cilat datojnë në shekujt XVII-XVIII. Ka edhe gjetje të tjera të vlefshme nga ekspedita e përfunduar e Muzeut Historik Kombëtar në zonën e Sozopolit që ende nuk janë analizuar.

Pjatë mesjetare nga gjiri pranë Kepit të Krishtit

Pamja e përgjithshme e vijës bregdetare në këtë pjesë të bregut bullgar të Detit të Zi u jep arsye studiuesve të supozojnë se, përveç të qenit një "strehë" gjatë stuhive të forta detare, Port Baglar është përdorur edhe për ngarkim-shkarkime në lidhje me infrastrukturën e zhvilluar ekonomike, fetare dhe të banimeve. Ka pasur dy vende, ku janë ndërtuar objekte primitive të portit. Vendi i parë është ndodhur në këmbët e një manastiri mesjetar në jug të Kepit të Krishtit, ndërsa ai i dytë ka qenë në fillim të plazhit "Kavacite". Aty deri në fillim të shekullit të XX-të ka pasur një skelë hekuri që ka hyrë në det.

Prof. Dr. Ivan Hristov

Studimet e gjirit pranë Kepit të Krishtit do të vazhdojnë deri në fund të vitit, na informoi Muzeu Historik Kombëtar.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Muzeu Historik Kombëtar






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD