Shpenzimet e investimit “Blerja e një avioni luftarak të tipit të ri” – Faza e 2-të, janë miratuar nga qeveria e përkohshme dhe propozimi do të parashtrohet në parlament. Këta janë 8 avionët e dytë luftarakë F-16 blok 70, armatimi i tyre, pajisjet tokësore dhe trajnimi i pilotëve. Çmimi është mbi 1.29 miliardë dollarë. TVSH-ja, dogana dhe transporti do të paguhen veçmas. Paratë do të paguhen me këste për 10 vjet.
Me blerjen e akoma 8 avionëve F-16, të ngjashëm me 8 të parët, vendi do të ndërtojë aftësi të reja. Ato do të mundësojnë zbatimin e një spektri të gjerë detyrash në një format kombëtar dhe kolektiv sipas standardeve të NATO-s dhe do të eliminojnë deficitet e kapaciteteve, thuhet në projektin e propozuar të investimit.Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..