Liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev deklaruan se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me mandat të partisë GERB. Nëse bëhet fjalë për mandatin e një force tjetër, përfshirë edhe të tyren, ata do të bëjnë diskutime brenda partisë për të marrë një vendim.
"Përkufizimi ynë për një qeveri euroatlantike është një qeveri pa korrupsion. Nuk është e drejtë të zëvendësohet vota e votuesve me konstruksione politike", tha Petkov. Si prioritete ai përcaktoi krijimin e një komisioni kundër korrupsionit me funksione hetimore dhe hapjen e një hetimi të Prokurorit të Përgjithshëm nga një gjyqtar bullgar. Vasilev njoftoi gjithashtu se është për rritjen e pagës minimale deri në 430 euro dhe të pensionit me 20%. Ai tha se nuk do të ishte mirë që në Bullgari të ketë zgjedhje të parakohshme.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..