Edicioni i 12-të radhazi i Festivalit të Shkencës në Sofje mbahet më 8 dhe 9 tetor 2022 në Sofja Teh Park me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë dhe të huaj. Programi i këtij viti përfshin diskutime, demonstrime dhe punëtori interaktive.

Vizitorët do të shikojnë zbulimet më të fundit në fusha të ndryshme të shkencës. Ata do të mësojnë detaje rreth hulumtimit të Tokës nga distanca dhe se si duken ndryshimet klimatike nga hapësira; do të gjurmojnë hapat e studiueses së National Geographic Gergana Daskalova nga Arktiku deri në fshatrat e shkreta bullgare; do të studiojnë gjuhën e kafshëve, së bashku me Katerina Zareva, drejtuese e qendrës ekologjike shkencore dhe arsimore në Kopshtin Zoologjik Metropolitane.

Tema e inteligjencës artificiale do të preket gjithashtu dhe Prof. Franz Renz nga Instituti i Kimisë Inorganike në Universitetin Leibniz të Hannoverit dhe një pjesëmarrës në misionin e roverit kërkimor të NASA-s do të zbulojnë pamjen e perëndimeve mahnitëse të gjelbrat-blu mbi kodrat e kuqe të Marsit.

Festivali shkencor përfshin gjithashtu një sërë ngjarjesh që synojnë nxënësit dhe brezin e ri kureshtar.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: beautifulscience.bg
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..