Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Produktet organike bullgare paraqiten në një ekspozitë në Poloni

Foto: EPA/BGNES

Shoqata Bullgare “Bioprodukti” merr pjesë për herë të parë BIOEXPO 2022 në Varshavë. Kjo është një nga ekspozitat më të mëdha evropiane të specializuara të produkteve të prodhuara biologjikisht. Prodhuesit bullgarë marrin pjesë në forum me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë. Qëllimi është gjetja e tregjeve të reja për prodhimin vendas. “Falë politikës dritëshkurtër afatgjate, ky lloj prodhimi në vendin tonë u tkurr disa herë në vitet e fundit. Në Bullgari prodhimi organik, i cili ishte afër 7 për qind vite më parë, tani ka rënë në 1.5 për qind tha Allbena Simeonova, kryetare e shoqatës.

Ajo theksoi se në të njëjtën kohë është shumë i madh importi i produkteve organike të eksportuara nga Bullgaria, të përpunuara në Gjermani dhe prapë të kthyera në vendin tonë. Sipas saj, ky është një fushë që duhet të zhvillohet në nivel qeveritar, gjë që do t’i ndihmonte prodhuesit bullgar të organikës të qëndrojë në fshatra, natyrisht, krahas marketingut në Bullgari.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen..

botuar më 25-08-05 7.30.MD

Anija e peshkimit "Çavdar" bëhet vend për zhytës pranë qytetit Sozopoll

Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe..

botuar më 25-08-05 4.45.MD

U shpallën ndryshimet në Ligjin për qarkullimin rrugor – hyjnë në fuqi pas një muaji

Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për..

botuar më 25-08-05 4.27.MD