Në Bullgari gruri prodhohet në sasi shumë të mëdha në përputhje me të gjithë parametrat ekologjikë evropianë. Bullgaria është mike e Ukrainës, por mallrat që hyjnë prej andej nuk prodhohen në të njëjtin standard dhe çekuilibrojnë seriozisht tregun e brendshëm, si këtu, ashtu edhe në vendet e tjera pranë kufijve të saj dhe krijohet konkurrencë e pandershme. Këtë e tha ministri bullgar Javor Geçev në takimin e ministrave të bujqësisë të vendeve të Grupit të Vishegradit në qytetin sllovak Pezinok. Ai vuri në dukje se tashmë ka tension të madh mes fermerëve bullgarë. “Për momentin, shteti arrin të ndjekë një politikë korrekte, duke shprehur mbështetjen për Ukrainën, por Komisioni Evropian duhet të ndërhyjë në kohën e duhur për të zgjidhur problemin”, tha Geçev. Sipas tij, Grupi i Vishegradit duhet të dalë me një qëndrim të unifikuar për këtë temë në mënyrë që Komisioni Evropian të pranojë argumentet e tij.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..