Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.
“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse Bullgare. Këtë e deklarova gjatë një takimi me Patrikun bullgar Daniill, shkroi kreu i GERB-it..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri. Shfaqja – pjesë e programit të koncertit festiv në sheshin “Princ Aleksandri I”, do të jetë me kujdes..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e parë e vinilit në vend. Për momentin ajo do të jetë e vetmja në Ballkan, tha për BTA Ilija Grigorov,..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në..