1414 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1202 nga një ditë më parë. 60 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 16.6 për qind e 8514 testeve të kryera rezultuan pozitive, krahasuar me 16.3 për qind të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët aktivë të regjistruar u rritën me 636 në 11 475. Në spitale u pranuan 167 të infektuar.133 prej të shtruarve në trajtim spitalor ose 79.6 për qind nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Në spitale trajtohen 643 veta me Covid. 47 të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit vdiqën 11 persona me Covid të konfirmuar. 10 nga personat e vdekur nuk kishin imunizim kundër sëmundjes.
Të hënën u administruan 1046 vaksina.
Grupi luftarak shumëkombësh ka më shumë se dy vjet që funksionon dhe mund të them se sa herë vij shoh koordinim gjithnjë e më të mirë dhe ndërveprim të shkëlqyer. Këtë e tha presidenti dhe komandant suprem i ushtrisë Rumen Radev për gazetarët në..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si dhe dy mbajtësit teknikë për riregjistrimin e të dhënave nga seksionet me rezultate të kontestuara...
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook lideri i partisë Kostadin Kostadinov. Ai saktëson se referendumi mund të caktohet me mbledhjen e..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..