Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

G7 do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për sanksionet e reja kundër Rusisë

Kijevi, 10 tetori 2022
Foto: EPA/BGNES

Ukraina nuk mund të trembet nga sulmet me raketa, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij televiziv të mbrëmjes në lidhje me sulmet masive ajrore kundër të gjithë vendit. Si rezultat i sulmeve u vranë 19 persona dhe u plagosën mbi 105. Natën e së martës, Rusia sulmoi sërish me dronë kamikaze iraniane rajonin Zaporozhie dhe një termocentral në rajonin Vinica.

Sulmi vetëm do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, komentoi  këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.

Në një bisedë telefonike me Zelenski, presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmet ruse me raketa dhe premtoi se do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, për të vazhduar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për “krimet e saj të luftës dhe mizoritë”.

Komisioni Evropian po punon për t’i ofruar Ukrainës ndihmë prej rreth 1.5 miliardë euro në muaj në vitin e ardhshëm buxhetor, njofton botimi "Politico".

Biden, së bashku me pjesën tjetër të liderëve të G7, do të zhvillojnë një takim me video-konferencë më 11 tetor për të diskutuar “angazhimin e palëkundur për të mbështetur Ukrainën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Zelenski. Pas forumit, thirrеш një takim i jashtëzakonshëm i grupit “Ramstein” të vendeve që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, sepse duan humbjen strategjike të Rusisë, ndërsa Moska është e gatshme për negociata, por për përmbushjen e kushteve të saj për Ukrainën, njoftoi Reuters. SHBA dhe aleatët e tyre i janë afruar vijës së kuqe, duke vazhduar të “pompojnë” Kievin me armë, tha ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov, cituar nga TASS.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD

Shoferët e taksive bllokuan Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes

Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..

botuar më 25-01-31 5.00.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria do të kërkojë një raport konvergjence për zonën e euros kur të përmbushë kriteret

Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..

botuar më 25-01-31 3.37.MD