Ukraina nuk mund të trembet nga sulmet me raketa, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij televiziv të mbrëmjes në lidhje me sulmet masive ajrore kundër të gjithë vendit. Si rezultat i sulmeve u vranë 19 persona dhe u plagosën mbi 105. Natën e së martës, Rusia sulmoi sërish me dronë kamikaze iraniane rajonin Zaporozhie dhe një termocentral në rajonin Vinica.
Sulmi vetëm do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, komentoi këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.
Në një bisedë telefonike me Zelenski, presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmet ruse me raketa dhe premtoi se do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, për të vazhduar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për “krimet e saj të luftës dhe mizoritë”.
Komisioni Evropian po punon për t’i ofruar Ukrainës ndihmë prej rreth 1.5 miliardë euro në muaj në vitin e ardhshëm buxhetor, njofton botimi "Politico".
Biden, së bashku me pjesën tjetër të liderëve të G7, do të zhvillojnë një takim me video-konferencë më 11 tetor për të diskutuar “angazhimin e palëkundur për të mbështetur Ukrainën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Zelenski. Pas forumit, thirrеш një takim i jashtëzakonshëm i grupit “Ramstein” të vendeve që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, sepse duan humbjen strategjike të Rusisë, ndërsa Moska është e gatshme për negociata, por për përmbushjen e kushteve të saj për Ukrainën, njoftoi Reuters. SHBA dhe aleatët e tyre i janë afruar vijës së kuqe, duke vazhduar të “pompojnë” Kievin me armë, tha ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov, cituar nga TASS.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..