Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëheqësit e B9 dënuan bombardimet ruse të Ukrainës

Formati B9
Foto: arkiv

Në një deklaratë të përbashkët, presidentët e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë dënuan bombardimet masive ruse të qyteteve në Ukrainë. Krerët e shteteve B9 bënë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve kundër objektivave civile në Ukrainë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, sulme të tilla trajtohen si krime lufte, thuhet në qëndrimin e përbashkët.
Presidentët e cilësojnë kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia si të papranueshëm dhe konfirmojnë angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë kolektive, njoftoi qendra e shtypit e presidentit bullgar Rumen Radev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD