Ekspertë të ekonomisë bullgare dhe ndërkombëtare do të marrin pjesë në Këshillin e ekspertëve për analiza ekonomike në Bullgari, të iniciuar nga zëvendëskryeministri për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov. Institucionalizimi i strukturës së re do të bëhet javën e ardhshme. Shumica e pjesëmarrësve në këshillin prej 11 anëtarësh do të jenë bullgarë që punojnë në universitete apo institucione prestigjioze anembanë botës, njoftoi reporterja e BNR, Marta Mlladenova. Ekspertët, të cilët, sipas Pekanovit, do të punojnë pa pagesë, do të japin mendimin e tyre të pavarur shkencor për t'u përballur me sfidat aktuale ekonomike dhe financiare me të cilat ballafaqohet Bullgaria.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..