A duhet ftuar në hapjen e sezonit të ri parlamentar ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova? Kjo çështje u bë shkak për mosmarrëveshje të ashpra mes deputetëve të Legjislaturës së re të 48-të të Kuvendit Popullor para fillimit të punimeve më 19 tetor. “Bullgaria Demokratike” propozoi që ambasadorja e Federatës Ruse, Eleonora Mitrofanova, të mos jetë në mesin e zyrtarëve të ftuar. Ndërkohë, Bullgaria Demokratike njoftoi se do të paraqesë në parlament një projektvendim për dërgimin e ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë. Propozimi i saj u mbështet vetëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Vëzrazhdane” kundërshtuan, kurse formacionet e tjera nuk kanë mbajtën qëndrim.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, sepse do të rrisë edhe më shumë tensionin mes Bullgarisë dhe Rusisë”, tha “Vëzrazhdane”. Më pas, dhe GERB njoftuan në Facebook se janë kundër pranisë së ambasadores ruse në seancën e parë të parlamentit.
Protokolli kërkon që në seancën e parë të Kuvendit Popullor të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, saktëson bTV.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..