Aleatët e Ukrainës do ta mbështesin atë financiarisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht për aq kohë sa është e nevojshme në përgjigje të agresionit të Rusisë, tha grupi G7 në një deklaratë. Në një takim video-konferencë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, liderët e Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Kanadasë dhe Italisë konfirmuan se "Ukraina duhet të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial". G7 paralajmëroi Moskën se çdo sulm ndaj infrastrukturës perëndimore do të përballej me një "përgjigje të unifikuar dhe vendimtare", raporton REUTERS.
Zelenski ka kërkuar që vendet perëndimore t'i sigurojnë Kievit pajisje të mbrojtjes ajrore dhe të dërgojnë vëzhgues në kufirin me Bjellorusinë, sepse Moska po përpiqet të "tërheqë drejtpërdrejt Bjellorusinë" në luftë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..