Tri shefat e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe ish-shefi i Policisë Rrugore, Komisionari Tenço Tenev, nuk kanë ushtruar kontroll të mjaftueshëm në rastin e Georgi Semerxhiev, i akuzuar për aksidentin e rëndë në bulevardin “Çerni Vrëh” në Sofje në korrik, ku dy vajza vdiqën. Ministri i Brendshëm Ivan Demerxhiev e bëri të ditur këtë për gazetarët. “Nuk është e mundur që 40 punonjës të kenë ndihmuar një person në një formë apo në një tjetër dhe nuk ka drejtues që të mos jetë përgjegjës”, theksoi ai. Demerxhiev premtoi riorganizime në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku menaxherët kanë treguar se nuk mund të ushtrojnë kontroll cilësor mbi punonjësit e tyre. Sipas një raporti të përgatitur nga dikasteri, bëhet fjalë për 10 persona në poste drejtuese.
Në një konferencëpër shtypin, Tenço Tenev hodhi poshtë deklaratat e ministrit dhe shpjegoi se ai do të kërkojë të drejtat e tij në gjykatë. Ish shefi i Policisë Rrugore në Sofje tha se dokumentet e Semerxhievit i ka dërguar disa herë në prokurori për shkak të shkeljeve të ndryshme të tij dhe që nga 22 gushti ishte i detyruar të marrë pushim vjetor me pagesë. “Me sa duket dikujt nuk i kanë pëlqyer të vërtetat që kam thënë dhe prej andej kanë vendosur të më sulmojnë drejtpërdrejt”, tha Tenev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..