Sistemi i ri për lidhjen midis spitaleve dhe urgjencës është tashmë gati. Do të funksionojë javën e ardhshme. Këtë e njoftoi ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev. Falë sistemit, ekipet e urgjencës do të kenë informacion në kohë reale për shtretërit e disponueshëm spitalor dhe do të dinë se ku ta çojnë pacientin. Sipas ministrit, kjo do të shkurtojë ndjeshëm kohën nga marrja e sinjalit nga një pacient i urgjencës deri në shtrimin në spital, nëse është e nevojshme dhe do të shmangë udhëtimin e ambulancave nga spitali në spital, siç ndodh aktualisht.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..