Nga mesi i dhjetorit, ekspedita në Antarktidë do të lundrojë me anijen e parë kërkimore-shkencore ushtarake bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Në bord do të jenë eksplorues polare nga Instituti Bullgar i Antarktikut dhe ekuipazhi i Shkollës së Lartë Detare “Nikolla Vapcarov” në Varna, të cilët do të arrijnë në bazën bullgare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston.
Deri atëherë planifikohen 3-4 udhëtime në Detin e Zi për të kontrolluar gatishmërinë e anijes.
Deri më tani, eksploruesit bullgarë të Antarktidës kanë organizuar 30 ekspedita të tyre të suksesshme, por këtë herë ata do të arrijnë në kontinentin e akullit për herë të parë me një anije bullgare.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..