Rusia paralajmëroi se do të ndalojë eksportin e gazit në Evropë nëse Kontinenti i Vjetër përpiqet të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës. Drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Aleksej Miller, e arsyetoi kërcënimin me kontratat aktuale në të cilat çmimi i gazit është i lidhur me atë të naftës. Deklarata e tij në televizionin shtetëror rus vjen ndërsa vendet e BE-së debatojnë nëse do të vendosin një kufi çmimi për gazin natyror si një masë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Një vendim për të kufizuar çmimin e naftës tashmë u miratua dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i dhjetorit.
Disa shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes në Kiev - një javë pas sulmeve ruse në qytet. Sipas Andrij Ermak, kreut të zyrës së presidentit ukrainas, qendra e kryeqytetit u godit nga dronët kamikaze. Nuk ka të dhëna për viktima. Presidenti Vollodimir Zelenski njoftoi për luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase rreth dy qyteteve në rajonin Doneck në Ukrainën Lindore.
Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjen. Ben Hoxhis parashikoi se Gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia mund të çlirohet deri në verën e vitit të ardhshëm. “Situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, tha ai në një intervistë për “Frankfurter algemajne cajtung”.
Ushtarët rusë pushkatuan një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Herson të pushtuar, njoftoi Ministria e Kulturës e Ukrainës. Jurij Kerpatenko nuk pranoi të drejtojë në shfaqjen e shpallur nga pushtuesit si një demonstrim i të ashtuquajturit përmirësim të jetës paqësore në Herson. “Kur territoret tona çlirohen, do të mësojmë për dhjetëra e qindra histori të tilla të tmerrshme”, komentoi shkrimtari ukrainas Oleksandër Mihed, i cili iu bashkua ushtrisë në fillim të luftës.
Të enjten në mëngjes, reshjet do të ndalen në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës para mesditës përsëri do të fillojë të bjerë shi. Në Bullgarinë Veriore do të ketë..
Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e Varshavës që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë 3% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla Xhurashkoviç, i vunë një rruge në qytet emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov . Historia..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para..