Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia kërcënon të ndërpresë gazin nëse Evropa vendos një tavan në çmimin e naftës

Foto: EPA/BGNES

Rusia paralajmëroi se do të ndalojë eksportin e gazit në Evropë nëse Kontinenti i Vjetër përpiqet të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës. Drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Aleksej Miller, e arsyetoi kërcënimin me kontratat aktuale në të cilat çmimi i gazit është i lidhur me atë të naftës. Deklarata e tij në televizionin shtetëror rus vjen ndërsa vendet e BE-së debatojnë nëse do të vendosin një kufi çmimi për gazin natyror si një masë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Një vendim për të kufizuar çmimin e naftës tashmë u miratua dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i dhjetorit.

Disa shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes në Kiev - një javë pas sulmeve ruse në qytet. Sipas Andrij Ermak, kreut të zyrës së presidentit ukrainas, qendra e kryeqytetit u godit nga dronët kamikaze. Nuk ka të dhëna për viktima. Presidenti Vollodimir Zelenski njoftoi për luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase rreth dy qyteteve në rajonin Doneck në Ukrainën Lindore.

Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjen. Ben Hoxhis parashikoi se Gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia mund të çlirohet deri në verën e vitit të ardhshëm. “Situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, tha ai në një intervistë për “Frankfurter algemajne cajtung”.

Ushtarët rusë pushkatuan një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Herson të pushtuar, njoftoi Ministria e Kulturës e Ukrainës. Jurij Kerpatenko nuk pranoi të drejtojë në shfaqjen e shpallur nga pushtuesit si një demonstrim i të ashtuquajturit përmirësim të jetës paqësore në Herson. “Kur territoret tona çlirohen, do të mësojmë për dhjetëra e qindra histori të tilla të tmerrshme”, komentoi shkrimtari ukrainas Oleksandër Mihed, i cili iu bashkua ushtrisë në fillim të luftës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofia Tech Park organizon një turne kombëtar për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut

Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..

botuar më 25-05-10 7.35.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev shpall një referendum për futjen e euros

Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..

botuar më 25-05-09 9.19.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira me ndërprerje të përkohshme të vranësirave në rajonet perëndimore. Do të ketë reshje shiu në pjesët jugore..

botuar më 25-05-09 7.30.MD