GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin", Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "BSP për Bullgarinë" u bashkuan rreth vlerësimit se situata në Evropë dhe në Bullgari është e vështirë dhe masat për të mbështetur bizneset dhe njerëzit duhet të vazhdojnë. Këtë e deklaruan pas mbledhjes së mbyllur të forcave parlamentare me iniciativën e BSP-së për të diskutuar për makrokornizën e buxhetit të vitit 2023 dhe masat emergjente për mbështetjen e familjeve dhe ekonomisë deri në fund të vitit. "Të gjitha krizat kërkojnë masa. Të gjithë e shprehën mendimin e tyre, por nuk kemi zgjidhje të përbashkët", vuri në dukje Jordan Conev nga DPS.
Të katër formacionet ranë dakord të dëgjojnë në Kuvend ministren në detyrë të financave Rosica Vellkova për gjendjen financiare të Bullgarisë për momentin.
“Bullgaria Demokratike”, “Ngritja Bullgare” dhe “Vëzrazhdane” e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në takim.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..