GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin", Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "BSP për Bullgarinë" u bashkuan rreth vlerësimit se situata në Evropë dhe në Bullgari është e vështirë dhe masat për të mbështetur bizneset dhe njerëzit duhet të vazhdojnë. Këtë e deklaruan pas mbledhjes së mbyllur të forcave parlamentare me iniciativën e BSP-së për të diskutuar për makrokornizën e buxhetit të vitit 2023 dhe masat emergjente për mbështetjen e familjeve dhe ekonomisë deri në fund të vitit. "Të gjitha krizat kërkojnë masa. Të gjithë e shprehën mendimin e tyre, por nuk kemi zgjidhje të përbashkët", vuri në dukje Jordan Conev nga DPS.
Të katër formacionet ranë dakord të dëgjojnë në Kuvend ministren në detyrë të financave Rosica Vellkova për gjendjen financiare të Bullgarisë për momentin.
“Bullgaria Demokratike”, “Ngritja Bullgare” dhe “Vëzrazhdane” e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në takim.Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..