Kievi raportoi sulme të reja ruse këtë mëngjes në qytetet e Ukrainës. Ushtria ruse kreu sulme me dron kamikaze në Ukrainë mbrëmë në valën e tretë të sulmeve të ditës, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të rregullt me video. Kryetarët e dy periferive të Kievit konfirmuan se forcat ukrainase kanë rrëzuar dronët rusë rreth kryeqytetit. Zyrtarët në rajonin jugor të portit të Detit të Zi të Odesës raportuan gjithashtu sulme me dronë rusë. Presidenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë këtë terror dhe t'i sigurojë vendit të tij më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për gënjeshtra lidhur me informacionin e përhapur se dronët iranianë nuk janë përdorur në sulmet ruse në Ukrainë, raportoi Reuters. "Ka prova të shumta të përdorimit të tyre nga Rusia kundër objektivave ushtarake dhe civile," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke theksuar se ndoshta Teherani është duke menduar për t’i shitur më shumë armë të tilla Moskës. “Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe tregtisë së armëve të Iranit”, tha Karin Jean-Pierre.
Një avion luftarak supersonik rus SU-34 u përplas në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin jugor rus të Ejskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Agjencisë RIA, incidenti i shkaktuar nga zjarri në një nga motorët ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët arritën të tërhiqen. Ndërkohë, një top i madh zjarri u pa duke u ngritur nga ndërtesa. Sipas autoriteteve lokale, 13 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, dhe 19 u plagosën rëndë.Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..
Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..