Kievi raportoi sulme të reja ruse këtë mëngjes në qytetet e Ukrainës. Ushtria ruse kreu sulme me dron kamikaze në Ukrainë mbrëmë në valën e tretë të sulmeve të ditës, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të rregullt me video. Kryetarët e dy periferive të Kievit konfirmuan se forcat ukrainase kanë rrëzuar dronët rusë rreth kryeqytetit. Zyrtarët në rajonin jugor të portit të Detit të Zi të Odesës raportuan gjithashtu sulme me dronë rusë. Presidenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë këtë terror dhe t'i sigurojë vendit të tij më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për gënjeshtra lidhur me informacionin e përhapur se dronët iranianë nuk janë përdorur në sulmet ruse në Ukrainë, raportoi Reuters. "Ka prova të shumta të përdorimit të tyre nga Rusia kundër objektivave ushtarake dhe civile," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke theksuar se ndoshta Teherani është duke menduar për t’i shitur më shumë armë të tilla Moskës. “Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe tregtisë së armëve të Iranit”, tha Karin Jean-Pierre.
Një avion luftarak supersonik rus SU-34 u përplas në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin jugor rus të Ejskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Agjencisë RIA, incidenti i shkaktuar nga zjarri në një nga motorët ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët arritën të tërhiqen. Ndërkohë, një top i madh zjarri u pa duke u ngritur nga ndërtesa. Sipas autoriteteve lokale, 13 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, dhe 19 u plagosën rëndë.Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes ka nevojë për modernizim që të mund të përmbushë të gjitha pritjet që na detyrojnë aftësitë..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..