Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

787 të sapo infektuar me koronavirus, gjashtë kanë vdekur

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 787 raste me koronavirus nga 6808 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 12% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 230, në Plovdiv - 64 dhe në Burgas - 44. Janë 708 pacientë në spital - 58 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 80% e 116 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Gjashtë persona kanë vdekur – 83% e tyre nuk janë imunizuar, ndërsa janë shëruar 704. Rastet aktive janë 10 485. Dje janë administruar 1 548 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 072 764 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD