Punonjësit në qendrat e urgjencës mjekësore të vendit bllokuan qarkullimin përpara parlamentit. Mjekët, infermierët, paramedikët, shoferët e ambulancave dhe mjekët e ndihmës së shpejtë këmbëngulin për paga më të larta. Ata kërkuan një takim me deputetët për të biseduar për zgjidhjen e problemeve në sektor. “Për punën e natës paguhet 1 levë /0.50 euro/ për orë, kuponët e ushqimit janë 2 leva /1 euro/, që është turp. Për shkak të pagës së ulët, ka shumë pak të rinj që punojnë tek ne në krahasim me pensionistët dhe ata në moshën para pensionit”, tha një protestuese para reporteres së BNR Elena Bejkova.
Protestat e mjekëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.
Ka edhe grupe të tjera protestuesish përpara ndërtesës së Kuvendit Popullor. Nga Lëvizja civile “BOEC” kërkojnë reformë në drejtësi, burgim për liderin e GERB-it Bojko Borisov dhe inicimin e procedurës për lirimin e presidentit Rumen Radev nga detyra. Partia Popullore “E vërteta dhe vetëm e vërteta” kërkon neutralitetin e Bullgarisë në luftën në Ukrainë.
Prania policore në rajonin e Kuvendit Popullor është e shtuar.
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..