Për të dytën ditë, përfaqësuesit e popullit nuk arrijnë të bien dakord se kush duhet të drejtojë parlamentin e ri. Koalicioni GERB-SDS fitues i zgjedhjeve dhe ish-pushtetarët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) tërhoqën kandidaturat e kandidatëve të tyre, por nuk u arrit asnjë marrëveshje pasi askush nuk u paraqit në ftesën për takim të kryesisë nga PP.
Për votimin e radhës mbetën tri kandidatë - Jordan Conev nga DPS, Kristian Vigenin nga “BSP për Bullgarinë” dhe Cveta Rangellova nga “Vëzrazhdane”, por asnjëri prej tyre nuk arriti të mbledhë numrin e duhur të votave.
Para votimit, Kryetari i Nderit i Kuvendit Popullor, Vezhdi Rashidov, tërhoqi nominimin e tij.
Më 21 tetor deputetët do të bëjnë një provë të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor.
Ndërkaq, nënpresidentja Ilijana Jotova doli me qëndrimin se është më e rëndësishme që dita të mbyllet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor. “Në këtë mënyrë do të zhbllokojmë shtetin dhe do të mund të funksionojmë normalisht si institucione”, komentoi ajo. Sipas nënpresidentit, me veprimet e tyre në parlament, formacionet politike avulluan fjalët e tyre gjatë fushatës zgjedhore.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..