Forca e dytë politike parlamentare do të mbështesë kandidaturën e Kristian Vigenin nga BSP për kryetar të Kuvendit Popullor. Para BNT-së, Mirosllav Ivanov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, theksoi se anëtarët e partisë së tij vërejnë mungesë dialogu dhe kompromise nga shumica e formacioneve politike.
Kryetari i përkohshëm i Kuvendit Popullor, Vezhdi Rashidov, gjatë seancës së radhës, u bëri sërish thirrje deputetëve që të kërkojnë rrugën e duhur dhe të tregojnë arsye. “Rruga është një kompromis, dhe tjetra është një qorrsokak”, theksoi ai.
Megjithatë, pavarësisht apeleve, deri në zgjedhje përfundimtare nuk u arrit dot dhe deputetët u kthyen në pozitën e tyre fillestare. “Për momentin jemi peng i egos politike”, tha pas takimit Denica Saçeva nga GERB. Kiril Petkov, nga ana e tij, theksoi se “Po e vazhdojmë ndryshimin” është në kërkim të kompromiseve dhe dialogut.
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..