Ditën e shtunë, më 22 tetor, do të nisin negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e parë të GERB-SDS. Ato do të udhëhiqen nga një grup kontakti i përbërë nga ish-presidenti Rosen Plevneliev dhe presidenti i Klubit Atlantik Sollomon Pasi. Refuzime me shkrim për takimet tashmë janë paraqitur nga “BSP për Bullgarinë” dhe nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Krijimi i grupit të kontaktit u njoftua nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov, menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai tha se në ekipet negociatore do të ftohen njerëz me reputacion euroatlantik.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..