Këngëtar, tekstshkrues, aktor dhe sipërmarrës - një kombinim i tillë i profesioneve është i rrallë, por në fakt kjo është jeta e përditshme e Ivan Radullovskit. Si menaxher dhe bashkëthemelues i një firme marketingu, të strategjive të biznesit dhe prodhimit të aplikacioneve digjitale, ai mbështet zhvillimin e talenteve të rinj në sferën e teknologjisë. Gjithashtu mbështet projekte në fushën e artit, kulturës, zhvillimit social.
Ivan Radullovski u bë i njohur në vitin 2013, kur ishte në mesin e finalistëve të shous X Factor në Bullgari. Ai është autor i dhjetëra këngëve origjinale. Kënga e fundit e tij është “Kënga për tyˮ, në të cilën këngëtari i ri na tregon për dashurinë e humbur. Siç na tha vetë këngëtari, kënga është një rrëfim personal dhe është përfshirë në albumin e tij të ri, i cili do të përhapet së shpejti në tregun muzikor bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR